23:04 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / Blerim

Reali kërkah, mposhtet nga djemtë e Alavesit

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Realit dhe Alaves, duel ky në kuadër të xhiros së 11’të në La liga.

Reali nuk tregoi asgjë në këtë takim, përveç një goli të realizuar në fund të ndeshjes nga Casemiro që nuk i mjaftoi për ta fituar takimin, pasi Alaves kishin shënuar dy herë, përmes Perez në minutën e 5’të dhe atë të 49’të nga Joselu, shkruan IndeksOnline

Pra, rezultati përfundimtar i këtij takim u mbyll në 1:2 në të mirë të skuadrës së Alavesit.

Kujtojmë se në këtë sfidë u lëndua edhe Eden Hazar që u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 28’të të takimit, për ta liruar vendin për Rodrygon.

Me këtë fitore Alaves nga pozita e 15-të kalon në pozitën e 9-të, ndërsa Reali mbetet në pozitën e 4-të, me 17 pikë të grumbulluara.