22:57 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Reali mposht skuadrën modeste, kalon në fazën tjetër

Real Madrid ka siguruar fazën e 1/8 të Kupës së Spanjës.

Mbretërit kanë mposhtur skuadrën modeste, Unionistas me rezultat 1-3, shkruan Indeksonline.

Golat për mbretërit i shënuan Bale (18′), Gongora (62′ autogol) dhe Diaz (90+2).

Ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Romero në minutën e 57-të të ndeshjes.

Kundërshtarin për fazën tjetër, Reali do ta mësoj pasi të hedhet shorti. /IndeksOnline/