18:14 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Reali mposht Villarealin por pa gjasa për vendin e dytë

Real Madrid ka mposhtur Villarrealin me rezultat 3-2 në ndeshjen e xhiros së 36-të të La Ligas.

Mbretërit kaluan në epërsi që në minutën e dytë me golin e Mariano, shkruan Indeksonline.

Nëndetsja e Verdhë barazoi rezultatin në minutën e 11-të me golin e Moreno.

Reali kaloi në epërsi për herë të dytë me golin e Vallejo në minutën e 40-të.

Me të filluar pjesa e dytë Mariano shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Realin.

Golin e dytë për Villarreal e shënoi Costa në minutën e katërt shtesë.

Me këtë fitore, Reali është në vendin e tretë me 68 pikë, gjashtë më pak se Atletico Madrid. /IndeksOnline/