09:19 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Reali në kërkim të hakmarrjes ndaj CSKA-s: Formacionet e mundshme në Bernabeu

Real Madridi tashmë e ka siguruar vendin e parë në Grupin G në Champions League dhe do ta synojë fitoren e pestë në gjashtë ndeshje, në përballjen ndaj CSKA Moskës në Bernabeu sonte.

Skuadra e Santiago Solarit do ta synojë vetëm hakmarrjen sonte pas humbjes, 1-0 në Rusi, në ndeshjen e parë në tetor, në kohën kur Reali drejtohej nga Julen Lopetegui.

Sociedad Deportiva Huesca v Real Madrid - La Liga

CSKA dështoi ta shfrytëzojë këtë fitore, duke u eliminuar tashmë nga Champions League pas humbjes shokuese nga Viktoria Plzen dy javë më parë, transmeton IndeksOnline.

Të rejat nga skuadrat:

Casemiro është duke punuar në palestër që të rikthehet sa më shpejt pas një problemi në kyçin e këmbës dhe mund të luajë disa minuta sonte, teksa Toni Kroos, përfundimisht, do të mungojë.

Nacho dhe Mariano Diaz, gjithashtu do të mungojnë sonte.

Me vendin e parë të siguruar tashmë në grup, një rotacion në formacionin startues të Real Madridit pritet të ndodhë.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Modric, Llorente, Ceballos; Vazquez, Benzema, Bale.

FBL-EUR-C1-CSKA-VIKTORIA PLZEN

Nga ana tjetër, CSKA ka shumë probleme me lojtarët e lënduar, duke përfshirë këtu edhe mesfushorin, Alan Dzagoev, Viktor Vasin dhe Ilzat Akhmetov, të cilët do të mungojnë sonte.

Rodrigo Becao kishte pësuar lëndim në fundjavë dhe nuk pritet të luajë, por Ivan Oblyakov pritet të rikthehet.

Formacioni i mundshëm i CSKA Moskës: Akinfeev; Nababkin, Chernov, Magnusson; Fernandes, Bistrovic, Vlasic, Schennikov; Efremov, Sigurdsson; Chalov.

Parashikimi:

Real Madridi vjen në këtë ndeshje pas fitores së ”shëmtua”, 1-0 ndaj Huescas në fundjavë, megjithatë pas asaj ndeshje, Solari i lavdëroi lojtarët e tij.

Sociedad Deportiva Huesca v Real Madrid - La Liga

Kupa e Botës për klube fillon ajvën e ardhshme në Emiratet e Bashkuara Arabe për Real Madridin, teksa kjo skuadër dëshiron ta mbyllë me fitore këtë cikël.

Mga ana tjetër, CSKA është më e përqëndruar te kampionati rus, ku dëshiron ta mbyllë me fitore, para se të shkohet në pushime deri në mars.

CSKA vjen në këtë ndeshje pasb fitores, 2-1 ndaj Yenisey të shtunën, dhe një rezultat pozitiv sonte në Bernabeu do të ishte ëndërr për skuadrën e Viktor Goncharenkos.

Parashikimi: Real Madrid 2-0 CSKA Moska./IndeksOnline/