22:52 / E Diele, 20 Shtator 2020 / C E

Reali nuk e nis mirë sezonin e ri, ndalet nga Sociedadi

Real Madrid nuk e ka nisur shumë mirë sezonin e ri të La Ligas.

Mbretërit kanë barazuar pa gola ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e xhiros së dytë kampionatit spanjoll.

Në fakt kjo ishte ndeshja e parë e Realit pasi në xhiron e parë ishin të lirë, shkruan Indeksonline.

Përkundër dominimit, skuadra e Zidane nuk arriti të gjej rrugën e golit.

15 minuta luajti edhe Adnan Januzaj që u inkuadrua në pjesën e dytë.

Pas dy xhirosh, me një ndeshje më pak, Reali ka vetëm një pikë të grumbulluar derisa Sociedadi grumbullon pikën e dytë. /IndeksOnline/