75 Mall Live Search
22:19 / E Hënë, 13 Prill 2026 / L A

Reali nuk llogarit më në Garcian, pritet largimi i tij në verë

Gonzalo Garcia mund të largohet nga Real Madridi.

Kjo për shkak se sulmuesi, nuk bën më pjesë në planet e skuadrës duke i hapur derën për të gjetur një klub të ri.

Interesim për të ka nga klube të shumta në Evropë, me Comon që ishte e interesuar në janar por që oferta u refuzua.

Garcia, deri më tani ka bërë 33 paraqitje me Realin, ku shënoi 6 gola dhe bëri 2 asistime./IndeksOnline/