11:04 / E Hënë, 24 Tetor 2022 / B O

Reali pa tre superyjet e skuadrës ndaj Leipzig, Modric del nga lista e të ftuarve!

Luka Modric ishte në listën e të ftuarve të Real Madridit për ndeshjen e radhës ndaj Leipzig.

Por ylli kroat nuk do të mund të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Nuk janë bërë të ditura arsyet e mungesës së Modriq, por është e sigurt se mesfushori nuk do të udhëtojë në Gjermani.

Valverde dhe Benzema janë dy mungesat e tjera të Realit për ndeshjen e nesërme.

Më parë ishte konfirmuar se në listë nuk janë edhe Ceballos e Diaz./Indeksoline/