15:51 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Reali po refuzon por agjentët e donë Modricin te Inter

Mesfushori më i mirë i Kupës së Botës, Luka Modric gjatë gjithë afatit kalimtar ka qenë i lidhur me një kalim te Interi.

Edhe pse kjo është mohuar kategorikisht nga Florentino Perez, agjentët e tij insistojnë që ky kalim të realizohet.

Sipas “Corriere dello Sport”, ata janë duke biseduar me palët vazhdimisht që kroati të ndryshoj skuadrën.

Italianët janë të bindur të paguajnë çdo çmim vetëm që Modric të vesh fanellën zikaltër. /IndeksOnline/