23:01 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Reali rigjen fitoren, CR7 arrin kuotën e 300 golave në La Liga

Reali i Madridit është rikthyer te fitorja, në prag të transfertës delikate në Parsi, në sfidën e kthimit të fazës së 1/8-ave të Champiojs Leagues.

Në ‘Santiago Bernabeu’, madrilenët mposhtën me rezultatin 3-1 Getafen, në një sfidë ku Bale hapi serinë e golave dhe Ronaldo shënoi sërish një dopietë, ndërsa për miqtë, Portillo ngushtoi përkohësisht diferencën e golave.

Zidane preferoi të hedhë në fushë lojtarët më të mirë sot, për të shmangur ndonjë hap fals në shtëpi, teksa e nisi ndeshjen me BBC-në e famshme. Portugezi u largua vetëm në minutat e fundit, pasi kishte shënuar golin e 3-të, për t’i lënë vendin Asensios.

CR7 bëhet lojtari i dytë që arrin kuotën e 300 gola. I pari që shënoi 300 gola në La Liga ishte Lionel Messi. Argjentinasi i shënoi në 334 ndeshje, ndërsa Ronaldo në 286. /IndeksOnline.