22:52 / E Martë, 24 Tetor 2023 / C E

Reali shënon fitore të vështirë në Portugali

Edhe pse në letër dukej një ndeshje e lehtë, Reali nuk e pati shumë të lehtë në Portugali.

Mbretërit mposhtën Bragën me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruann Indeksonline.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Rodrygo në minutën e 16-të të ndeshjes.

Në minutën e 61-të, Bellingham shënoi një gol shumë të bukur për ta dyfishuar rezultatin.

Golin e vetëm për Bragën e shënoi Djalo në minutën e 63-të.

Reali merr kreun e tabelës me 9 pikë pas tri ndeshjesh, tri pikë më shumë se Napoli që mposhti Union Berlinin me rezultat 1-0. /IndeksOnline/

Standings provided by Sofascore