23:54 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Reali shumë afër titullit, mbetet +4 nga Barcelona

Real Madrid ka arritur të shënoj një tjetër fitore të rëndësishme në La Liga.

Kësaj radhe djelmoshat e Zinedine Zidane triumfuan në udhëtim tek Granada me rezutat 1:2, shkruan IndeksOnline.

Mendy dhe Benzema shënuan për Realin, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Machis.

Me këtë fitore Reali mbetet katër pikë larg Barcelonës dhe është shumë afër titullit të 34 në La Liga, duke marrë parasysh se kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje për tu zhvilluar./IndeksOnline/