21:41 / E Shtunë, 19 Gusht 2023 / C E

Reali vazhdon me fitore, kryeson La Ligan

Real Madrid ka shënuar fitore të madhe në udhëtim.

Mbretërit kanë mposhtur Almerian me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së tretë të La Ligas.

Golin e parë e shënoi Arribas në minutën e tretë të ndeshjes.

Reali përmbysi rezultatin me Billingham i cili shënoi dy gola (19’ dhe 60’) ndërsa golin e tretë e shënoi Vinicius Junior në minutën e 73-të.

Reali është në krye të tabelës me 6 pikë aq sa ka edhe Valencia. /IndeksOnline/