22:59 / E Diele, 19 Shtator 2021 / C E

Reali “zgjohet” në minutat e fundit dhe mposht Valencian

Real Madrid ka shënuar fitore vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Mbretërit kanë mposhtur Valencian me rezultat 1-2 në ndeshjen e javës së pestë të La Ligës.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Duro në minutën e 66-të.

Rezultatin e barazoi Vinicius në minutën e 86-të.

Dy minuta më vonë, Karim Benzema shënoi golin e fitores për skuadrën nga Madridi.

Reali është në vendin e parë në tabelë me 13 pikë, dy më shumë se Atletico. /IndeksOnline/