14:41 / E Enjte, 05 Tetor 2023 / S Z

Realizohen 455 pagesat e para për përfituesit e pajisjeve efiçente shtëpiake

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se sot janë realizuar 455 pagesat e para për përfituesit e pajisjeve efiçente shtëpiake.

Ndërsa ka bërë të ditur se për subvencionim të pajisjeve efiçiente shtëpiake kanë aplikuar 4 mijë 858 qytetarë.

Postimi i plotë i Rizvanollit:

Sot u realizuan 455 pagesat e para për përfituesit e pajisjeve efiçente shtëpiake.

Ministria e Ekonomisë ka filluar procesimin e pagesave për përfituesit e parë të thirrjes për subvencionimin e pajisjeve efiçente shtëpiake, ku gjithsej kanë aplikuar 4858 qytetarë, ndërsa pagesa e parë për 455 aplikues është ekzekutuar.

Komisioni për shqyrtimin dhe verifikimin e dokumenteve ështe duke punuar që nga data 21.08.2023, dhe po vazhdon punën deri në përfundim të procesit.

Po ashtu, Ministria e Ekonomisë më 22.09.2023 ka shpallur thirrjen e re për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje e cila do të jetë e hapur deri më 22.11. 2023.

Linku për aplikim: https://rks-gov.net/Service/32/

Më shumë info: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/