16:51 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Reçaku, krim kundër njerëzimit, masakër apo çështje interpretimi?

Shkruan, Faruk Ajeti

Një fshat krejtësisht i panjohur, zhvillimet tragjike në të cilin tronditën botën dhe vunë në lëvizje politikën ndërkombëtare. Një fshat që paraqiti një pikë kthese si për zhvillimet në Kosovë ashtu edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Pikërisht 20 vjet më parë, më 15 janar 1999, imazhet e vrasjes makabre të 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak nga ana e forcave policore dhe ushtarake serbe shokuan botën.

Bashkësia ndërkombëtare, para se gjithash ajo perëndimore, e dënoi në mënyrën më të ashpër të mundshme këtë akt ç’njerëzor. Rrjedhimisht Reçaku ndikoi në forcimin e unitetit brenda për brenda shteteve evropiane dhe domosdo në eliminimin e hezitimeve të mundshme ndërmjet tyre. Për Perëndimin,ky krim nuk duhej lejuar të mbetet vetëm një fusnotë e zhvillimeve të paparashikuara në Kosovë, pasi që për ta ishte e qartë, se ky aktnënkuptonte vetëm vazhdim të politikës(serbe) me mjete të njëjta sikurse në Bosnjë. William Walker, kreu i vëzhguesve të OSBE-së në Kosovë, i cili në mëngjesin e datës 16 janar në kodrën e fshatit i pa nga afër trupat e shqiptarëve të vrarë, foli për një “mizori të papërshkrueshme” duke e cilësuar si një “krim kundër njerëzimit”. Zëvendësi i tij, gjermani Bernd Borchardt, kishte shprehur pa hezitim pikëpamjen e tij pas zbulimit të masakrës, se ajo ishte “një ekzekutim klasik”.

Qëndrimi amerikan

Krimi në Reçak paraqiste një shuplakëtë fuqishme dhe poshtërim për bashkësinë ndërkombëtare, e cila tashmë deklarativisht e përsëriste qëndrimin konstant të saj, se nuk do tëlejojnë një Bosnje të dytë. Qëndrimi amerikan ishte tashmë i prerë dhe dikush duhet të japë përgjegjësi. Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, ishte forca kryesore shtytëse në administratën amerikane. Në biografinë e saj “Madam Secretary: A Memoir”ajo sqaron se si nëmëngjesin e 16 janarit të vitit 1999 ishte informuar për këtë krim të tmerrshëm. Me të marrë lajmin për masakrën e Reçakut, në mëngjesin e asaj ditetë shtunë, ajo deklaron se “këtë vit pranvera herët paska ardhur në Kosovë”. Për Albright,nuk ishte fare herët, por dëshmia më e mirë tëmendonte në opsionin ushtarak të zgjidhjes së çështjes Kosovës, ku fillimi real i pranverësnë mars do të shoqërohet pikërisht nga ky opsion.

Reagimi austriak

Austria,e cila sapo kishte përfunduar Presidencën e Unionit Evropian (UE), reagoi ashpër. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve tëJashtme, Albert Rohan, reagoi i pari, duke kërkuar përfshirjen urgjente të Gjykatës Ndërkombëtare përKrimete luftës në Hagë, për shkak se në Reçak kishte shenja të “qarta të një krimi lufte”. Ministri i Jashtëm austriak Wolfgang Schüssel bëri disa hapa tëmëtutjeshëm, pasi ai për këtë krim e bëri përgjegjës presidentin jugosllav Slobodan Millosheviç, për shkeljete rënda të marrëveshjes me OSBE-në, duke deklaruar se “përderisa Millosheviqi e ka fjalën e fundit në Beograd, paqja dhe stabiliteti në Ballkan do të qëndrojnë larg tëardhmes”. Nga pikëpamja serbe, deklarata e ministrit të Jashtëm Schüssel, ishte “ndërhyrje” në punët e brendshme të tyre, sikurseçështja e Kosovës që paraqiste për ta. Për shumëkënd qëndrimi i Schüssel ishte tejkalim i qëndrimit të një shteti neutral. Por Schüssel nuk u mjaftua me kaq. Për ta bërë edhe më të qartë pozicionin e tij, ai me të drejtë theksoi se “askush nuk mund të qëndroj neutral në konfliktin ndërmjet zjarrit dhe zjarrfikësit”.

Koncepti dhe kuptimi i tij

Beogradi nuk lejonte assesi hyrjen ekspertëve të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e luftës në Hagë për të bërë hetime në Reçak. Por, pas hezitimit të gjatë serb dhe presionit nga ana e UE-së, përkatësisht nga diplomati austriak Wolfgang Petritsch, Përfaqësues Special i BE-së për Kosovën, Beogradi më në fund lëshoi pe, duke mundësuar ardhjen e ekspertëve ndërkombëtar. Megjithatë, Beogradi kishte kërkuar që ekspertët e tillë të jenë nga një shtet neutral dhe jo nga një shtet anëtar i NATO-s.

UE-ja propozoi njëekip ekspertësh të Institutit tëMjekësisë Ligjore të Universitetittë Helsinkit. Edhe pse ky hetim sipas pikëpamjes serbe, nuk ishte e nevojshme për shkak se ata tashmë kishin ftuar për hetim ekspertë “të pavarur” nga Bjellorusia, të cilët kishin konfirmuar raportin e autopsisë të mjeko-ligjorëve jugosllav, sipas të cilit 45 viktimat ishin vrarë nga të shtëna prej distance. Por, raporti 21 kilogramësh i ekspertëve finlandezë do tëdëshmoj pikërisht të kundërtën.

Helena Ranta, kreu i ekipit mjeko-ligjor finlandez e përshkroi aktin ndaj viktimave të Reçakutnë raport si “krim kundër njerëzimit”. Beogradi “festoi” se Ranta në raportin e saj të autopsisë nuk i ka klasifikuar ngjarjet në Reçak si “masakër”. Menjëherë pas publikimit të këtij raporti, Wolfgang Petritsch i telefonon Rantës, për ta pyetur se si është e mundur që një krim i tillë të mos quhet masakër. Ranta i përgjigjet se koncepti masakër nuk përbën një koncept mjekësor, por politik dhe juridik. Megjithatë, ajo kishte shprehur mendimin e saj personal, se akti i Reçakut ishte “një masakër e përgjakshme”.

Saktësisht njëzet vjet pasmasakrës së Reçakut nuk do duhej t’i kërkohej askujt të qëndrojë neutral ndërmjet një nocioni mjekësor dhe juridik, i cili fundja është subjekt i interpretimit, por si të parandalohet me kohë natyrae një politike të tmerrshme vrasëse, e cila s’ka rëndësi se ku ndodhë, por mos të përsëritet asnjëherë dhe askund. Në parim, ky do të duhej të ishte lajtmotivi i përmbajtjes, sesandoshta vet nocioni.

Autori është sekretar i parë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri dhe njëkohësisht është duke ndjekur studimet për doktoratë në Shkencat Politike në Universitetin e Vjenës. Mendimet e shprehura në artikull nuk pasqyrojnë qëndrimet e institucionit ku punon.