06:02 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Receta e gjyshes e përdorur për dieta

Këtu është një recetë e lirë, e shijshme dhe pa kalori. Ka tre efekte shëndetësore: pastron trupin nga toksinat, përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës.

Studimet kanë treguar se vetëm një gjysmë lugë çaji kanelle në ditë mund të ulë kolesterolin e keq.

Sugjerimi ynë? Uji me mollë dhe kanellë: 0 kalori!

Përbërësit:

-1 mollë
-1 kanellë (ose 1 lugë çaji pluhur kanelle)
– 1.5 – 2 litra ujë të zier ose të filtruar

Përgatitja:

Prisni në feta një mollë, shtoni një shkop kanellë (ose një lugë çaji pluhur kanelle) dhe e mbuloni me 1,5-2 litra ujë të ftohur të zier ose të filtruar. Lëreni të pushojë 1-2 orë. Mund ta pini gjithë ditën sa herë të doni.

Kombinimi i mollëve dhe kanellës fantastike rregullon metabolizmin dhe redukton në mënyrë efektive peshën duke eliminuar lëngun e tepërt mbajtur nga trupi./Shije.al