13:27 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Receta e vërtetë e maskës me qepë që rrit flokët brenda pak javëve

Përdorimi i lëngut të qepëve për rritjen dhe daljen e flokëve të reja është një metodë e vjetër efektive që vazhdon përdoret edhe sot, pavarsisht gamës së gjërë të produkteve të flokëve që gjenden në treg . Përmbajtja e squfurit te lëngu i qepëve ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, nxitjen e daljes së flokëve dhe stimulimin e folikulave të qimeve. Squfuri njihet si një nga blloqet kryesore të ndërtimit të flokëve. Është thelbësore për prodhimin e keratinës dhe kolagjenit.
Një studim i botuar në Journal of Dermatology doli në përfundimin se aplikimi i lëngut të qepëve direkt në kokë mund të ndihmojë në rigjenerimin e flokëve.Nëse deri më tani e keni ditur për efektin e lëngut të qepës, por nuk keni ditur receten, jua tregon Living më poshtë:
1 qepë
mjaltë
Vaj esencial sipas dëshirës suaj (opsional)
Si përgatitet:
1. Prisni qepën në kubikë të vegjël dhe në një sitë të imët shtypeni me ndihmën e një piruni derisa të përftoni lëngun e saj.
2. Shtoni 1-2 lugë çaji mjaltë dhe përziejeni me lëngun e qepës.
3., Nëse dëshironi të shtoni vaj esencial aromatik, përdorni livando, rozmarinë, piper ose vajra të tjera të ngjashme që ndihmojnë në nxitjen e rritjes së flokëve.
Mund të shtoni gjithashtu pak ujë ose lëng limoni për të zhebur erën e qepëve.
Si ta përdorni:
1. Aplikojeni maskën me duar direkt në kokë dhe fokusohuni kryesisht tek skalpi. Masazhojeni për të paktën 10 minuta e më pas mbështillini flokët me një qese.
2. Këtë të fundit duhet ta mbani për gjithë natën dhe flokët t’i shpëlani në mëngjes.
3. Përësërite këtë maskë për paktën disa muaj derisa të jeni të kënaqur me rezultatet.