12:30 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Reçica i dorëzon pensionistëve të dhënat zyrtare të viteve 1990-1998

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në takim Shaban Kelmendin, përfaqësues i autorizuar i Federatës së Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës.

Duke zbatuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili i jep të drejtë Federatës në fjalë për qasje në të dhënat zyrtare për pensionistët e Kosovës  të periudhës 1990-1998, ministri Reçica i dorëzoi  Kelmendit  të dhënat zyrtare të mbi 80 mijë pensionistëve.

Reçica tha se MPMS po përmbush kështu një obligim ligjor dhe moral, duke theksuar se MPMS mbetet e përkushtuar t’u dalë zot të gjithë pensionistëve në vend.

Nga ana tij, Kelmendi falënderoi ministrin Reçica  për pritjen dhe përkushtimin për të realizuar kërkesën e Federatës.