19:43 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Reçica thotë se është ngritur niveli i sigurisë në vendin e punës gjatë udhëheqjes së tij me MPMS-në

Skender Reçica i NISMA’s Socialdemokrate ka thënë se niveli i zbatimit të masave për siguri e shëndet në vendin e punës ka avancuar gjatë udhëheqjes së tij me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Postimi i plotë: Kur kam marrë detyrën si Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, preokupimi i parë ishte Siguria e Punëtorëve në vendin e punës.

Punimet në ndërtesat e larta kudo në Prishtinë e qytete tjera kanë qenë të frikshme, jo vetëm për punëtorët, por edhe për qytetarët të cilët kanë kaluar afër. Sot, Prishtina e qytetet tjera kanë marrë pamje tjetër, shihen skelet e rrethojat në çdo cep të qytetit, masat për siguri në punë janë ngritur si kurrë më parë dhe si rezultat, numri i të aksidentuarve në punë është zvogëluar ndjeshëm.

Me NISMA’n në Qeveri, siguria dhe shëndeti i punëtorëve në vendin e punës do të jetë prioritet kryesor. Jeta e punonjësve mbi të gjitha!