11:32 / E Martë, 21 Shtator 2021 / A. M.

RECIPROCITETI/ QUINT-it në takim me Kurtin, në Serbi mblidhet Këshilli i Sigurimit!

Diplomatët e huaj në Kosovës janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Republikës, Albin Kurit.

Ky takim vije pasi shefi i ekzekutivit mori vendimin e madh për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë, shkruan Indeksonline

Ndryshe, mëngjesin e sotëm është mbledhur edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Temë diskutimi do të jenë zhvillimet e fundit në veri pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga Kosova ndaj veturave me targa të Serbisë.

Këshilli kryesohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe në seancat marrin pjesë ministrat Nebojsha Stefanoviq, Aleksandar Vulin, si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq, dhe Drejtori i BIA -s , Bratislav Gashiq. /Indeksonline/