20:42 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Reddit kishte 430 milionë përdorues në muaj gjatë 2019

Rrjeti social Reddit në një postim në blog ditën sotme tha se ka një bazë përdoruesish prej 430 milionë në muaj deri në fund të Tetorit. Këta përdorues kanë kontribuuar në 199 milionë postime, 1.7 miliardë komente dhe 32 milionë votime tha kompania.

Vitin e kaluar Reddit raportoi 330 milionë përdorues aktivë në muaj, më tepër sesa edhe Twitter.

Komentet dhe shikimet mujore gjithashtu u rritën me 37% dhe 54% respektivisht. Postimi më i votuar ishte investimi i udhëhequr nga Tencent në Reddit prej 300 milionë dollarë duke vlerësuar kompaninë me 3 miliardë dollarë.

AMA (Ask me Anything) më e votuar në sajt ishte ajo e Bill Gates. Lajme ishin në fokus në Reddit këtë vit ku 50 komunitetet më të mëdha të lajmeve u rritën me 17%.

Kompania prezantoi në 2018-ën një tab të dedikuar lajmesh për të dërguar më tepër trafik drejt artikujve të jashtme.

Ajo që Reddit nuk përshkroi në këtë postim ishin të ardhurat. Në fillim të vitit u raportua se Reddit mund të gjeneronte afro 119 milionë dollarë të ardhura. Deri më 2021 analistët thonë se ato do të dyfishohen në 261.7 milionë dollarë.