10:32 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Redmond zbulon se çfarë i tha Guardiola

Kur lojtarët po largoheshin nga fusha, Guardiola iu afrua të riut, Nathan Redmond, duke i thënë disa fjalë, që sipas “The Sun” ishin edhe ofenduese.

Nathan Redmond ka mohuar zërat se Pep Guardiola pa përdoruar fjalë të rënda ndaj tij mbrëmë në ndeshjen Man City – Southampton.

Një episod aspak i zakonshëm ndodhi mbrëmë pas ndeshjes Manchester City – Southampton, ku fitoi skuadra e Pep Guardiolas me golin e Sterling të shënuar në minutën e 95’të.

Kur lojtarët po largoheshin nga fusha, Guardiola iu afrua të riut, Nathan Redmond, duke i thënë disa fjalë, që sipas “The Sun” ishin edhe ofenduese.

Por, gjitha këto i ka hedhur poshtë 23 vjeçari i Southampton.

“Dua të qartësoj se trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, nuk më ka thënë asgjë nga ato që pretendon “The Sun”. Po, ai ishte shumë agresiv, por gjithçka vetëm në mënyrë pozitive, po jepte komplimente”, tha ai, përcjell Albeu.

“Më foli për cilësitë e mia si lojtar i ri anglez dhe dëshironte që unë të sulmoja më shumë ekipin e tij, ashtu si sezonin e kaluar. I thash se kam bërë punën që më kërkoi trajneri. Kjo është, asgjë më shumë e asgjë më pak”, përfundoi Redmond.