20:21 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / AR

Redzepi pret në takim ambasadorin e Malit të Zi, kërkohet që malazezët të kenë status të barabartë me komunitetet e tjera

Zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi në Prishtinë, Mirsad Biboviq.

Redzepi njoftoi se në takim pati atmosferë të ngrohtë dhe mjaft miqësore, ku u shpreh gatishmëria për një bashkëpunim mër të mirë mes Malit të Zi dhe Kosovës.

Biboviq theksoi se shteti i tij është i interesuar që malazezët etnik në Kosovë të kenë status të barabartë me komunitetet e tjera, dhe që edhe ata të jenë të përfshirë në Kushtetutën e Kosovës dhe të kenë vende të garantuara në Parlamentin e Kosovës, si të gjithë popujt e tjerë që jetojnë këtu.

Njoftimi i plotë:

Ambasadori i ri i Malit të Zi në Prishtinë, Shkëlqesia e Tij Mirsad Biboviq, pati një vizitë në Kabinetin e Emilia Rexhepit, Zëvendëskryeministres së Kosovës për çështje të komuniteteve dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ku në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore shprehi dëshirën dhe gatishmërinë për një bashkëpunim më të mirë në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, dhe theksoi se shteti i tij është i interesuar që malazezët etnik në Kosovë të kenë status të barabartë me komunitetet e tjera, dhe që edhe ata të jenë të përfshirë në Kushtetutën e Kosovës dhe të kenë vende të garantuara në Parlamentin e Kosovës, si të gjithë popujt e tjerë që jetojnë këtu.

Zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, theksoi përkushtimin e plotë të Qeverisë ndaj malazezve në Kosovë, duke thënë se pret përmirësim të situatës në këtë komunitet.

Gjithashtu, është rënë dakord se njëri prej prioriteteve të përbashkëta më të rëndësishme është hapja e rrugës Pejë-Çakorr-Plavë, dhe se të dyja palët mund të tregojnë rezultate të mira në favor të pakicave të tyre në këtë fushë.

May be an image of 3 people, people sitting and indoor
May be an image of 2 people and people standing