75 Mall Live Search
18:43 / E Diele, 06 Korrik 2025 / FR

Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake

Emilija Redžepi është rizgjedhur kryetare e Nova Demokratska Stranka (NDS) në Kongresin e 5-të të rregullt të partisë, që u mbajt me pjesëmarrje të gjerë të delegatëve dhe mysafirëve të shumtë.

Në përfundim të procesit zgjedhor të brendshëm, delegatët i dhanë sërish besimin Redžepit për të udhëhequr partinë edhe për një mandat të ri, shkruan IndeksOnline.

Në fjalimin e saj pas rizgjedhjes, Redžepi falënderoi delegatët për mbështetjen dhe theksoi se ky mandat i ri është një obligim i madh për të vazhduar me më shumë forcë dhe përkushtim angazhimin për të drejtat dhe përfaqësimin e denjë të qytetarëve boshnjakë në institucionet e vendit.

“Mbështetja juaj më obligon që edhe më fuqishëm të vazhdoj luftën për interesat e qytetarëve tanë, për një komunitet më të fortë, më të drejtë dhe më të lirë,” deklaroi Redžepi.

Ajo shtoi se NDS do të mbetet një zë i fuqishëm i qytetarëve, një forcë e ndryshimit dhe një garantues i përfaqësimit autentik të komunitetit boshnjak në politikën kosovare.

Në ceremoninë solemne të kongresit morën pjesë edhe figura të ndryshme politike dhe shoqërore, të cilët me praninë e tyre theksuan rëndësinë që po fiton NDS në skenën politike të vendit./IndeksOnline/