75 Mall Live Search
22:49 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Referendumi në Maqedoni, dalje e zbehtë e diasporës në votim

Jashtë vendit kanë votuar sot gjithsej 36.56 për qind, e përkthyer në vota janë vetëm 985 të tilla në 33 vende të botës, ku të drejtën e votës e kanë pasur gjithsej 2 694 persona, bënë të ditur nga KSHZ-ja.

Për shkak të orës lokale qëndrojnë të hapura ende gjashtë vendvotime, përkatësisht në Kanada, SHBA dhe Londër.

Ndërsa sipas të dhënave të KSHZ-së, në burgjet dalja ka qenë 64.69 për qind ose 100 8 votues.

Po sipas KSHZ-së në shtëpi, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar personat e sëmurë, të paaftët si dhe personave në burgim shtëpiak ku nga 1 851 qytetarë të regjistruar kanë votuar gjithsej 1 520 votues.

Në lidhje me incidentin që ka ndodhur sot në Australi, nga KSHZ-ja kanë thënë se rasti është evidentuar dhe denoncuar.