75 Mall Live Search
14:07 / E Enjte, 28 Maj 2026 / A

Reformat, deklarohet ministrja Donika Gërvalla!

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka thënë se një administratë profesionale, transparente, efikase dhe llogaridhënëse është parakusht për zbatimin e ligjeve, forcimin e besimit të qytetarëve dhe avancimin e rrugës sonë drejt integrimit evropian.

“Nga perspektiva e Ministrisë së Drejtësisë, kjo reformë lidhet ngushtë me sigurinë juridike, cilësinë e vendimmarrjes administrative, mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe funksionimin efektiv të institucioneve. Ligjet e drejta nuk mjaftojnë nëse nuk zbatohen nga një administratë me përgjegjësi të qarta, me vendime të arsyetuara mirë dhe me mekanizma efektivë kontrolli.

May be an image of text
May be an image of one or more people and text

Një prej zhvillimeve më të rëndësishme është themelimi i Gjykatës Administrative më 5 maj të këtij viti, si gjykata e parë e specializuar në Republikën e Kosovës, e cila do të trajtojë konfliktet administrative dhe kontestet e punës në sektorin publik. Përmes këtij mekanizmi të ri, pritet të rritet ndjeshëm llogaridhënia e administratës në shërbim të qytetarëve.

Reforma e kontesteve administrative duhet të shihet si reformë e të gjithë zinxhirit administrativ. Sa më cilësore të jetë vendimmarrja administrative, aq më pak vendime do të anulohen, aq më pak qytetarë do të mbesin pa mbrojtje efektive juridike dhe aq më pak kosto do të krijohen për buxhetin publik.

Këto përpjekje janë pjesë e të njëjtit vizion, institucione më profesionale, më të përgjegjshme dhe më të besueshme për qytetarët.

Integrimi evropian nuk është vetëm harmonizim i ligjeve me të drejtën e Bashkimit Evropian. Ai kërkon institucione që janë në gjendje t’i zbatojnë ato ligje në mënyrë profesionale, të paanshme dhe efektive. Andaj, Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që, përmes reformave ligjore dhe institucionale, të kontribuojë në një administratë më efikase, më transparente dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve.

Në fund, dëshiroj të falënderoj Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike për organizimin e këtij takimi, si dhe të gjitha institucionet që kanë kontribuar në përgatitjen dhe zbatimin e reformave”. /Indeksonline/