18:41 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Reformimi i sistemit arsimor ndër pikat kryesore të programit të LDK-së

Lumir Abdixhiku, ish-deputet dhe kandidat aktual për deputet nga radhët e
LDK-së, ka potencuar se prioritet në programin qeverisës të LDK-së do të
jetë reformimi rrënjësor i sistemit arsimor.

Sipas tij, sistemi arsimor duhet të ndryshojë, në mënyrë që të jetë në
shërbim të nevojave të tregut. Për Abdixhikun, me qeverisjen e LDK-së do
ti ipet fund manisë së lëshimit të diplomave të cilat nuk kanë asnjë vlerë as
për studentin e as bizneset apo tregun e punës. Ai ka shtuar se qeverisja e
LDK-së do të krijojë politika të cilat ndikojnë në kufizimin e studentëve të
pajisur me diploma të pavlefshme për tregun e punës. Eliminimi i kësaj
dukurie të keqe do të përcillet, njëkohësisht, me promovimin e shkollave
profesionale të cilat krijojnë kuadro profesionale që i përgjigjen direkt
nevojave të tregut.