15:08 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Refuzohet oferta 90 milionëshe e Man Unitedit për yllin e Serie A

Manchester Unitedi është i vendosur ta transferojë Kalidou Koulibalyn, por Napoli ka refuzuar ofertën 90 milionëshe, shkruajnë mediat italiane dhe angleze.

27-vjeçari është nominuar së fundmi nga BBC për çmimin, ”Futbollisti Afrikan i Vitit”, përkrah mbrojtësit të Juventusit, Medhi Benatia.

Jose Mourinho është fans i flaktë i yllit të Napolit dhe disa gazeta në Angli shkruajnë se ai është prioriteti kryesor i Mourinhos, transmeton IndeksOnline.

Image result for koulibaly

Megjithatë, La Repubblica në Itali shkruan se një ofertë prej 90 milionë eurosh është refuzuar nga Napoli për mbrojtësin në fjalë.

Koulibaly së fundmi nënshkroi kontratë të re deri në qershorin e vitit 2023, dhe ai ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh.

Përveç Man Unitedit, edhe Real Madridi, Barcelona, man City dhe Bayern Munich interesohen për lojtarin./IndeksOnline/