21:02 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Refuzoi klubin serb për shkak të golfit (Foto)

Sulmuesi i njohur, Mirko Vucinic ishte afër klubit të Partizanit. Ish-lojtari i Juventusit dhe Romës ishte në shënjestër të klubit serb gjatë mini-afatit të janarit.

Edhe pse ende zyrtarisht nuk është pensionuar nga futbolli, sic duket malazezin nuk do ta shohim më duke luajtur futboll, transmeton IndeksOnline.

Ai ka hedhur poshtë ofertën e Partizanit të Beogradit për shkak se dëshiron të luaj golf.

Vucinic po qëndron në Itali, në Lecce për shkak të kushteve të mira për të luajtur golf. Së fundi Vucinic mori pjesë në turne profesionistësh në Itali dhe Francë.

34-vjeçari nisi karrierën në Niksic, para se të transferohej te Lecce aty ku u bë i njohur dhe fitoi një ofertë nga Roma. Te romakët Vucinic shënoi afro 55 gola në 147 paraqitje. Para se ta pëfundonte karrierën, malazezi luajti për Juventusin dhe Al Jaziran. /IndeksOnline/