Refuzoi t’i shërbente në restorant sepse ishte i dehur, i dyshuari tenton ta qëllonte me armë

Është arrestuar një person në fshatin Bllacë të Suharekës, pasi që ai në gjendje të dehur ka shkuar në restorant, pronë e viktimës dhe pasi viktima refuzoi t’i shërbente, i dyshuari e ka kanosur dhe tentoi të nxirrte armë, nga brezi.
Viktima ka arritur t’ia merrte armën teksa në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar pistoletën, një karikator dhe dy fishekë të kalibrit 7.65 mm, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/