12:36 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / S Z

Regjisori dhe aktori i famshëm i Hollywood’it, film për luftën në Kosovë

Aktori dhe regjisori, i njohur për disa filma të famshëm në industrinë e „Hollywood“, Louis Mandylor po planifikon të krijojë një film që për temë ka luftën në Kosovë.

Ideja për këtë film, që parashihet të xhirohet nën regjinë e Mandylor është drejt konkretizimit. Gazeta online Reporteri.net merr vesh se aktori dhe regjisori me prejardhje nga Australia, bashkë me ekipin e tij, gjatë ditëve në vijim do të qëndrojnë në Kosovë për të nisur punën rreth këtij filmi, që për tematikë do të ketë luftën në fundit në vend.

Pjesë e kastit të filmit, siç ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net, përflitet të jetë edhe aktori i njohur britanik për rolin ikonik të Boyka’s, Scott Adkins.

Ndryshe, për Mandylor, ky nuk do të jetë filmi i parë i tij me histori shqiptare. Australiani në vitin 2019 luajti në filmin „The Brave“, që në qendër të tij kishte Lazaratin.

Krahas tij, në këtë film „hollywood’ian“ për bandat e drogës në Shqipëri, luajtën edhe disa aktorë shqiptarë. Veçse për dallim nga „The Brave“ ku Louis Mandylor u paraqit si aktor me rol kryesor, në filmin për luftën në Kosovë ylli i Hollywood’it do ta marrë përsipër regjinë e tij.

Buxheti për realizimin e këtij filmi parashihet të jetë milionësh.