20:20 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Regjisori kosovar publikon pamjet e filmit të realizuar në vitin 2000, qe nuk u publikua

Regjisori i suksesshëm kosovar Edon Rizvanolli, numëron disa çmime të rëndësishme kinematografike në festival presigjoze.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shfaqur një pjesë të një filmi të tij, të krijuar vite më parë, i cili nuk është publikuar ndonjëherë, shkruan Indeksonline.

Ai ka treguar që skenat e këtij filmi janë xhiruar gjatë janarit të vitit 2000 për qendrën Austriake të filmit, e cila në atë kohë pranoj të financoj skenarin, për filmin e tij të pare të gjatë “Frizeret”.

Në sekuencat e këtij filmi, shihet një ngjarje e vitit 1998, në Prishtinë, ku paraqiten torturat e forcave ushtarake serbe, që ndodhnin në atë kohë.

Kujtojmë që një nga filmat më të suksesshëm të regjisorit është “T’pa dashtun”, që premierën e kishte në Karlovy Vary të Çekisë. /IndeksOnline/

https://www.facebook.com/rizvanolli.edon/videos/134160174279837/