15:14 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Regjisorja kosovare rrëfen përjetimet e hidhura gjatë luftës së fundit në Kosovë

Në shënimin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s dhe fillimit të luftës në Kosovë, qytetarë të shumtë kanë kanë ndarë momente të ndryshme përmes shkrimeve në rrjete sociae.

Ata kanë rrëfyer pjesë nga përjetimet e tyre të dhimbshme dhe mjaftë emocionuese.

Edhe regjisorja kosovare, Kreshnike Osmani përmes një “pjese të ditarit” të saj, shpalos kujtimet e hidhura dhe të vështira të vitit 1999, ndonëse ajo ishte vetëm 9 vjet, por që ende i mbanë të freskëta në kujtime.

Ky është shkrimi emocionues i regjisores Osmani:

Një copëz jete nga ditari im

Unë jam fëmija që e përjetoi vitin 1999!
Jam fëmija i turmës dhe traumave, 
jam fëmija qe i bëra gjashtëdhjetë e pesë kilometra n‘këmbë, vetëm tetë vjecare!
Jam fëmija që i mbijetoi sulmit në një prej kullave të fshatit!
Jam fëmiu qe kaloi trupa t‘vdekun ntokë!
Jam fëmija që i bera dy ditë gjum, në bankën e një prej shkollave t’fshatit!
Jam fëmija që i pash muret e ngjyrosta në të kuqe!
Jam fëmija qe e ndau kafshatën e gojës me dikë tjetër! 
Jam fëmija që dija ta mbaja qetësinë e kolonës!
Une jam fëmija qe i shpëtoi ortekut të borës, fëmija që e perjetoi acarin deri në palcë!
Jam fëmija i xhamive dhe kishave qe u bënë strehim për mua.
Jam fëmiu që me trupin tim ushqeheshin insektet. 
Jam fëmiu që kishte frikë për babin e mamin!
Unë jam femiu që tre muaj më m‘bajti mali, u ushqeva nga ai, u bëra shok më të!
Jam fëmija që iu frikësua edhe bombardimeve të shpëtimit!
Jam fëmiu që u friksua edhe nga ushtari i NATO-së!
Jam fëmija që një kohë të gjatë nuk qesha!
Jam fëmiu i shpetimit! 
fëmiu, qe kujojë gjithcka!
Jam fëmiu i…

Jam ai fëmiu, që më bëri kjo qe jam sot!