14:44 / E Martë, 01 Nëntor 2022 / AR

Regjisorja polako-britaneze në Kosovë, së shpejti premiera e shfaqjes “Gratë”

Teatri Kombëtar i Kosovës njofton për shfaqjen “Gratë” që do të ketë premierën në dhjetor të këtij viti.

Sot, regjisorja polako-britaneze, Nastazja Domaradzka, mbajti takime/audicione me aktoret e Trupes Rezidente të TKK-së per këtë projekt i cili është duke u shkruar nën përkujdesjen e Doruntina Bashes nga dramaturget e reja Agnesa Mehanolli, Brikena Sopi dhe Ulpianë Maloku.

Një shfaqje e punuar totalisht nga gratë dhe e bazuar në ngjarje të vërteta të grave lidere të Kosovës.

“Së shpejti edhe lajme tjera të mira nga TKK!”, njoftojnë nga teatri./Indeksonline/