17:05 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Reja: Napoli bëri mirë që bleu Rrahmanin

Edy Reja i kërkon Napolit të konfirmojë Elseid Hysajn, emri i të cilit prej një kohe të gjatë përflitet se do ta vijojë diku tjetër karrierën.

73-vjeçari, duke folur për radio “Kiss Kiss”, kujtoi se kapiteni kuqezi po bën shumë në Kombëtaren shqiptare.

 “Hysaj? Po bën shumë mirë nën drejtimin tim në Kombëtare. Mendoj që është një futbollist që duhet të konfirmohet te Napoli. Me Gattuson po luan më shumë. Në fillim qahej, sepse me Ancelottin luante shumë pak”, tha tekniku kuqezi.

Reja nuk i ka kursyer lëvdatat as për Amir Rrahmanin, i cili sapo të mbyllet sezoni do të jetë nën urdhrat e Gattusos te Napoli.

“Rrahmani është një futbollist shumë i mirë, Napoli bëri mirë që e bleu. Ka marrë një nga mbrojtësit më të mirë që luajnë në Itali, edhe sepse luan në mbrojtjen me tre”, theksoi Reja.