19:58 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rekaliu në Zagreb: LDK-ja mbetet partneri kryesor për punë të mbara në Kosovë

Fidan Rekaliu është duke qëndruar në Zagreb të Kroacisë, në cilësinë e kryetarit të Forumit të Rinisë së LDK-së.

Rekaliu po merr pjesë në Kongresin e EPP-së, me ftesë të bërë nga EDS, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast, Rekaliu tha se shumë takime të rëndësishme me miq nga mbarë Evropa konfirmojnë faktin që LDK-ja mbetet partneri kryesor për punë të mbara në Kosovë.

Postimi i plotë:

Me ftesë të EDS, në cilësinë e kryetarit të Forumit të Rinisë së LDK-së po marr pjesë në Kongresin e EPP’së që mbahet në Zagreb të Kroacisë. Shumë takime të rëndësishme me miq nga mbarë Evropa konfirmojnë faktin që LDK’ja mbetet partneri kryesor për punë të mbara në Kosovë. LDK është e bekuar me miqtë e saj.
#LDK #FRLDK #EPP #EDS #EPPZagreb