09:36 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Rekord botëror, 75-vjeçari bëhet transferi më i vjetër ndonjëherë, në futboll

Një egjiptian pritet të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit. Klubi egjiptian i Kategorisë së tretë, Ezz El-Din, ka konfirmuar nënshkrimin e Ezz El-Din Bahader, që është 75 vjeç.

Në rast se do të futet në lojë, Bahaderi pritet të futet në librin e rekordeve të Ginisit. Rekordin e mbanë futbollisti Isaak Hayik që në vitin 2019 luajti për skuadrën izraelite, Ironi Yehuda.

Bahaderi pritet të luajë në Ligën e Tretë të Egjiptit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore vlerësohet si tejet e mirë.

Sulmuesi japonez, Kazuyoshi Miura, 52 vjeç, vlerësohet aktualisht si lojtari më i vjetër aktual profesionist./Indeksonline/