14:21 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Rekord i testeve në Kosovë, nga 1.245 teste, 159 persona dalin pozitivë

Sot është shënuar numri më i lartë i testeve me Covid-19 në Kosovë.

Nga 1.245 mostra të marra, 159 persona kanë dalë pozitivë.

Lajmin e ka dhënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Lajm i mirë është se asnjë viktimë nuk është shënuar gjatë 24-orëve të fundit në vend./Indeksonline/