12:12 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rekord në NBA, kaq “triple-double” ka arritur LeBron Jamesi

Ish- ylli i Miami Heatit e Cleveland Cavaliersit, LeBron James, sezonin e kaluar iu bashkua klubit të dytë më të trofeshëm në NBA, Los Angeles Lakers.

Në sezonin e parë LeBroni me ekipin nuk arriti as Play-offin, por transferet e ri, kanë dhënë shpresë dhe i nxjerrin ata si favoritë kryesorë në garën për titull, shkruan Indekonline.

12 fitore nga 14 lojë është bilanci i Lakersit këtë fillimsezon, ndërsa i njohur si “The Goat”, ka kapur shifrën e 86 “triple-double”, thënë shqip dyfishim i trefishtë, kosha, kërcime e asistime të gjitha numër dyshifror.

/Indeksonline/