18:17 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rekord shitjesh për fjalimin e Michelle Obama, mijëra njerëz presin në radhë

Michelle Obama është e dashur dhe e adhuruar në gjithë botën, prandaj mirëpritja e ngrohët për librin e saj ‘Becoming’ nuk është befasi.

Por, askush nuk do të mund ta paramendonte se sa shumë njerëz do të ishin të interesuar për ta ndjekur nga afër fjalimin e ish zonjës së parë në Londër, shkruan Indeksonline.

Tiketat për fjalimin e Michelle dhe fituesin e çmimit nobel, Chimamanda Ngozi Adichie, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm në qytetin e Londrës kanë thyer rekord shitjesh.

Kanë mjaftuar vetëm disa minutave që biletat për fjalimin e zonjës Obama të shiten, në rrjetet sociale njerëzit deklaruan se ishin rreth 60 mijë njerëz duke pritur në radhë për të blerë tiketat.

Michelle Obama do të paraqitet në sallën ‘Royal Festival Hall’ e cila ka vend për 2900 persona, ajo do të shpalos pjesë nga libri i saj i ardhshëm, eksperienca nga fëmijëria, vendlindja dhe jeta si një nga femrat më të njohura në botë dhe të gjitha mësimet që ajo i morri gjatë rrugës./Indeksonline/