16:02 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / OSH

Rekord viktimash dhe raste të reja me Covid-19 në Serbi

Në 24 orët e fundit, 6.179 raste të koronavirusit janë regjistruar në Serbi. 24 orët e fundit në Serbi kanë përbërë rekord të zi edhe me numrin e viktimave. Plot 56 njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19.

Sipas të dhënave të fundit, ka 7,256 njerëz në spitale, dhe ka 252 pacientë në aparate për frymëmarrje.

Numri i viktimave tani ka arritur në 1549 njerëz.

Shtabi i Krizave në Serbi ka njoftuar se para festave të fundvitit do të merren masa të reja pasi që situata pandemike në vend ka eskaluar./Indeksonline/