12:22 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Rekordi i pathyeshëm i Arsenalit të cilin Liverpool dështoj ta arrij

Liverpool ka shijuar humbjen e parë pas 21 javësh në Premierligën angleze, duke u mposhtur nga Manchester City me rezultat 2-1.

“Reds” dështuan të barazojnë pikërisht skuadrën e Guardiolës sa i përket ndeshjeve pa humbje në Premierligë, me “citizens” që kishin 22 ndeshje pa humbje në sezonin 2017/2018.

Sa i përket rekordit pa humbje për një sezon, Arsenal mburret në këtë aspekt, pasiqë kanë plot 38 ndeshje pa humbje. Këtë rekord “gunners” e kishin arritur në sezonin 2003/2004, kur edhe kishin fituar titullin e Premierligës.

Në vendin e dytë renditet Manchester United, të cilët në sezonin 2010/11 kishin plot 24 ndeshje pa humbje. /IndeksOnline/