15:01 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / B O

Rektori i ri premton ndryshimin e statusit të UP-së

Qerim Qerimi është zgjedhur rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ai është zgjedhur me gjashtë vota për.

Kandidatët për këtë pozitë ishin But Dedaj, Sefer Avdiaj, Ermir Rugova, Qerim Qerimi dhe Ilir Tolaj.

Procesi i zgjedhjes së rektorit të ri, vjen pas shkarkimit nga këshilli drejtues i UP-së të ish- rektorit, Naser Sahiti.

Qerimi tha se, në mesin e prioriteteve, është ndryshimi i statutit të UP-së.

“Krijimi i një grupi punues për rishikimin dhe hartimin e një statuti të ri në mënyrë urgjente. Ka nevojë që të ri- konceptuohen përbërja, përgjegjësitë e zëvendësrektorit të UP-së… Duhet që ata që shërbejnë në krye të përgjegjësive për menaxhimin e UP-së, duhet të kenë përgjegjësi të ndryshueshme dhe në pajtim me programin dhe në atë se çfarë janë nevojat tona dhe cilat janë sfidat tona. Unë propozoj që të ketë një zëvendësrektor për çështje të personelit akademik, për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion”, tha ai. /IndeksOnline/