19:53 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Remi i reagon kryeministrit: Traditat duhet t’i arkivojmë, jo t’i mbajmë

Ish deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeminstrit Ramush Haradinaj se gjuajtja me armë është traditë e përcaktuar me kanun.

Remi ka thënë se gjuajtja me armë është traditë që duhet të arkivohet dhe jo të mbahet, duke iu referuar fjalëve të kryeminstrit.

Sipas tij, kjo traditë është ndërtuar për qëllimet e pushtetarëve që të kontrollojnë armët në duart e qytetarëve, transmeton Indeksonline.

“Traditat duhet arkivuar!Gjuajtja me armë në ahengjet e ndryshme, është “traditë” e imponuar e kohëve të rënda për popullatën tonë. Kjo “traditë” u ndërtua për qëllimet e pushtetarëve që të kontrollojnë armët në duart e qytetarve… Nuk është “traditë” që duhet mirëmbajtur tek ne shqiptarët, pra duhet arkivuar” ka thënë ai.

Ndryshe, mbrëmë kryeministri Haradinaj  ka thënë se  “nuk është kiamet kjo punë”, ngase edhe ai gjuan në oda, duke u thirrur në Kanun”./Indeksonline/