13:29 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

ReMusica me program për të gjithë në edicionin e 17-të

Edicionin e 17 me radhë të ReMusica-s, sivjet do ta hap hiperkitaristi i mirënjohur kosovar, Petrit Çeku. Ndërsa këtë herë ky festival ka një shtrirje më të madhe, duke u zgjeruar edhe në disa fusha tjera.

Drejtoresha e festivalit, Donika Rudi, gjatë një konference për media, bëri të ditur se këtë vit ReMusica, krahas koncerteve të mbrëmjes, do të sjellë edhe programe shtesë si “ReMusica Edukative”, “Remusica Virtuale”, “ReMusica n’Shesh”.

“Datat e ReMusica n’Shesh do t’i gjeni në faqen tonë. Ndërsa ReMusica Edukative do t’iu mundësoj fëmijëve që të njihen më afër me artin. Prandaj unë i ftoj që të vijnë të gjithë për të përcjellë këto që do të ndodhin prej orës 10:30 në amfiteatrin e bibliotekës”, tha ajo.

Ndërsa fokus i “ReMusica 2018”, Rudi tha të jenë kompozitorët shqiptarë.

Hiperkitaristi Petrit Çeku bëri të ditur se kësaj radhe do të paraqitet në duo me Marc Bouchkov.

“Programi që e kemi përpunuar është shumë i përshtatshëm”, theksoi ai