14:08 / E Hënë, 08 Mars 2021 / AR

Remzia në ditën e gruas sjellë këngën emocionuese, paralajmëron edhe shumë risi

Këngëtarja e njohur Remzie Osmani ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë një këngë dedikuar heroinave.

Në një intervistë – dhënë për Indeksonlinen bashkëshorti i saj Halili, tregoi se kënga “Gruaja e dëshmorit” do të publikohet sot në orën 18:00.

“Po, sot do të hedhim në treg këngën në orën 18:00”, tha ai.

Këngëtarja është pjesë e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve dhe ka dashur që të bënte një këngë dedikuar atyre.

“Remzia është në Shoqatën e Grave të Dëshmorëve dhe u ka premtuar se do të sjellë një këngë për djalin e dëshmorit. Asaj i është parashtruar një tekst dhe kjo ka thënë se do ta realizojë me klip dhe me të gjitha shpenzimet e saj për ta. Sot për 8 mars është koincidencë, që do të bëhet publikimi i kësaj kënge, dedikuar heroinave. Ajo ka pasur dëshirë ta realizonte brenda këtyre datave 7 dhe 8 mars”, shtoi ai.

Sa u përket këngëve të reja, ai u shpreh se Remzia do të publikojë edhe një duet tjetër me Nexhatin.

“Pas një muaji del edhe një bashkëpunim me Nexhatin dhe pastaj ka të tjera që ende nuk janë konkretizuar”./Indeksonline/