21:33 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Remzie Osmani: Artistët e kanë detyrë të jenë prezent në koncertet për familjen Jashari

Sonte në Prekaz u ndezën flakadanët e lirisë, kurse në Skenderaj u mbajt programi kulturo-artistik i “Natës së Zjarreve”.

E pranishëm në shënimin e fundit të “Epopesë së UÇK-së”, ishte edhe këngëtarja, Remzie Osmani.

Remzije Osmani tha se ndjen detyrim që të jetë çdo herë e pranishme në koncertet që organizohen në Prekaz, për të nderuar rënien dhe sakrificën e familjes Jashari.

“Dua të falënderoj të gjithë këta njerëz që janë sonte këtu pjesëmarrës. Kjo është një datë e veçantë, që secili duhet t’i përgjigjet kësaj ftese për këtë natë të sotme, pasi bëhet një organizim kaq i madh këtu në Prekaz. Dihet që familja Jashari ka dhënë shumë për këtë popull, andaj edhe ne artistët dhe gjithë populli shqiptar, duhet të jemi mirënjohës dhe sidomos po flas për vetën, duhet gjithmonë të jemi prezent këtu për koncertet që organizohen për nder të kësaj familje, për nder të gjithë dëshmorëve këtu në Prekaz dhe në Drenicë”, ka thënë Osmani./Indeksonline/