13:44 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / MSH

Renault Austral i ri do të debutojë në pranverë 2022

Renault Kadjar do të marrë një pamje krejtësisht të re, me rinkonstruktuim të brendshëm, e madje edhe emër të ri për gjeneratën e dytë të modelit.

Renault Austral e ka emrin modeli i ri që pritet të jetë rival i Toyota RAV4.

Sipas Renault, modeli i ri ngjall gjallërinë dhe nxehtësinë e jugut, butësinë e natyrës dhe hapësirat e hapura, duke eksploruar mundësitë e pafund.

Sipas Autocar, prototipi i kamufluar i SUV së Renault do t’i nënshtrohet një renovimi masiv, teksa pamja e tij do të jetë më elegante.

Me dritat LED që takohen në mes të makinës dhe dizajn te grilave të poshtme, makina do të ketë në vete fuqinë më të madhe që është vendosur në Renault ndonjëherë.

SUV-të Kadjar, që nga viti 2015, kanë pësuar disa ndryshime të konsiderueshme, duke mbajtur gjithnjë primatin si tipi më i shitur i Renault.

Kësaj radhe, “revolucioni” i brendshëm i  kompanisë Renault ka bërë që viti 2022 të jetë viti i Austral.