13:21 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Renault Clio” – vetura më e shitur në Evropë

Shitja e veturave në vendet e Bashkimit Evropian ka rënë për 57% në raport me periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar. Përqindja e përgjithshme e rënies së shitjes së veturave në BE gjatë periudhës janar-maj 2020, është 43%, thuhet në të dhënat e publikuara nga JATO Dynamics.

Po ai burim raporton se vetura më e shitur në maj ka qenë “Renault Clio”, me 16.028 njësi të porositura nga 27 vendet e BE-së.

Në vendin e dytë është renditur “Volkswagen Golf”-i me 13.125 njësi të shitura, kurse në tretin “Peugeot 208” me 10.977.

Pas videos së shkurtër të gjeneratës së re të modelit “Clio” të publikuar një javë më parë, “Renault”-i ka vendosur që të publikojë foto të pjesëve të ndryshme të makinës. Si fillim ajo ka publikuar një foto, ku tregohet pjesa e brendshme e kabinës së makinës. Ajo që bie në sy nga këto foto është dizajni i brendshëm dhe teknologjia e fundit me të cilën është pajisur makina. Një karakteristikë që vihet re është ekrani në formë tableti, i cili ndodhet në kroskotin e makinës. Poshtë ekranit gjenden një seri butonash që kryejnë funksione të ndryshme, si ngrohja e sediljeve, sensorët e parkimit, hapjen dhe mbylljen e dyerve etj, përcjell albinfo.

Kompania “Renault” e konsideron modelin “Clio” si një nga më të rëndësishmit për kompaninë, duke qenë se ky model mbetet më i shituri në kompaninë franceze. “Renault”-i gjithashtu ka premtuar se do të zbulojë foto dhe informacione rreth pjesës së jashtme të makinës, si edhe informacione teknike në ditën e nesërme.

Po ashtu edhe në Kosovë thuhet se “Renault CLIO” është tipi më i shitur i kategorisë!

E kur ai vjen me paketën e lartë #Limited, ngjyrën e kuqe speciale “Red Flamme” bëhet edhe më i veçantë.

Disa nga karakteristikat e veturës janë:

– Motor 1.5 dCi 75 KF,

– Ndërrues manual,

– Paketa e pajisjeve “Limited”,

– Sensorë prapa,

– Drita ditore LED,

– Multimedia sistemi “Navteq” me ekran 7″ touch screen,

– Klimë AC,

– Rregullues dhe limitues i shpejtësisë në timon,

– Ngjyrë metalike.