12:47 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Renault shqyrton “propozimin miqësor” e FIAT-it

FIAT italian ka konfirmuar se ka dërguar një ofertë për Renault në lidhje me një bashkim të mundshëm me parimin 50-50.

Një konfirmim nga Franca u prit nga Torino dhe do të merret në konsideratë.

Bordi i drejtorëve të Renault njoftoi se pas shqyrtimit të kujdesshëm të “propozimit miqësor”, vendosi të analizojë ofertën në interes të sipërmarrjeve të përbashkëta dhe krijimin e një aleance të denjë.

Renault do t’i drejtohet publikut për negociatat në përputhje me ligjet dhe rregulloret.

Prodhuesi francez ekziston qe nga viti 1989, vitin e kaluar ka shitur 3.9 milionë automjete në 134 vende dhe punëson më shumë se 180.000 njerëz.

Renalut tashmë është pjesë e një aleance të madhe, me Nissan dhe Mitsubishi.